Hoxhaj: Veprimet e Gjuriqit, tendencioze
26 mars 2018
| 19:15
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka deklaruar se Marko Gjuriq është futur ilegalisht në Kosovë, në kundërshtim me Kushtetutën dhe marrëveshjen e Brukselit.
Në profilin e tij në “Twitter”, Hoxhaj ka shkruar se veprimet e tilla janë të rrezikshme dhe kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës. “Kosova do t’i marrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur paqen brenda territorit”, ka shkruar Hoxha.