Hoxhaj: Viti 2019, një mundësi e madhe për të arritur marrëveshjen me Serbinë
“Viti 2019 është një mundësi e madhe për të arritur marrëveshjen me Serbinë por edhe një shans i humbur nëse Samiti i Parisit nuk i projekton parimet, pritjet dhe parametrat e qartë rreth dialogut”, kështu ka thënë zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj gjatë një bashkëbisedimi me një grup vijuesish të Akademisë Diplomatike të Vjenës që po qëndrojnë për një vizitë studimore në Kosovë.
Në këtë takim, Hoxhaj ka theksuar se Kosova është e interesuar dhe e përgatitur për të arritur një marrëveshje.
Sipas Hoxhajt, kjo mund të bëhet nëpërmjet një bashkëveprimi të SHBA-së dhe BE-së.
“Por fare lehtë, kjo mundësi e madhe e këtij viti mund të kthehet edhe në një zhgënjim të madh. Vetëm me një agjendë të mirëfilltë përmbajtësore dhe kohore e bën 2019-n mundësi për marrëveshje por në të kundërtën një vit të dështimit”, është shprehur ai.
Hoxhaj ka theksuar se Kosova falë edhe mbështetjes së miqve ka arritur të forcojë vazhdimisht shtendërtimin e brendshëm dhe të zgjerojë sovranitetin e Kosovës duke u integruar në shoqërinë ndërkombëtare.
/Epoka e re/