Hoxhaj: Vizat këtë vit ose vitin tjetër
25 prill 2018
| 21:22
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodh këtë vit, eventualisht në fillim të vitit tjetër.
Sipas Hoxhajt gjithçka do të qartësohet muajin e ardhshëm ose në qershor.
“Besoj se gjithçka do të qartësohet në muajin qershor ndërsa a mund të udhëtojmë pa viza në dhjetor për Krishtlindje apo mund të udhëtojmë pa viza në janar është çështje jo shumë relevante. Fundi i vitit 2018 apo fillimi i vitit 2019 defakto qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza drejt Europës”, ka thënë Hoxhaj në Pressing në “T7”.