Hoxhaj vizitoi teqenë e Dervish Sylës, uroi besimtarët e tarikateve
22 mars 2022
| 23:51
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike, Enver Hoxhaj, ka vizituar Sheh Sylejman Beqën në Teqen e Dervish Sylës në Molliq të Gjakovës.
Hoxhaj këtë vizitë e ka bërë në Ditën e Nevruzit për t’i uruar të gjithë besimtarët e bashkësive të tarikateve në Kosovë, këtë ditë të madhe.
Urimi i plotë i Enver Hoxhajt:
“Për të uruar Ditën e Nevruzit, ditën kur për besimtarët lind shpresa dhe kur ringjallet jeta, isha në vizitë tek miku im Shejh Sylejman Beqa në Teqen e Dervish Sylës në Molliq të Gjakovës. Për këtë festë që është kryesore e bashkësisë së tarikateve të Kosovës, dua t’i uroj të gjithë besimtarët me dëshirën për mirësi e begati në mesin tonë!”.