Hoxhaj viziton babanë e Sabit Veselit

04 shkurt 2021 | 13:35

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar babanë e Sabit Veselit, i cili ka qenë njëri nga themeluesit e UÇK-së.

Hoxhaj ka thënë se Baca Smajl vazhdon të mbahet i fortë dhe me krenari e kujton të kaluarën e lavdishme të popullit tonë.

“Dje në Mitrovicë isha për vizitë edhe te baca Smajl, babai i Sabit Veselit, një prej frymëzuesve më të mëdhenj të grupit që i nisi protestat studentore, themeloi UÇK-në dhe e organizoi rezistencën e armatosur çlirimtare. Baca Smajl vazhdon të mbahet i fortë dhe me krenari e kujton të kaluarën e lavdishme të popullit tonë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në kuadër të fushatës…