Hoxhaj viziton BIK-un, uron Tërnavën për fillimin e muajit të Ramazanit

12 prill 2021 | 14:59

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, i ka shkuar për vizitë kryetarit të  Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërnava, për ta uruar për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Hoxhaj ka thënë se përtej obligimit fetar ky muaj  nxjerr në pah virtytet e mira njerëzore.

“Muaji i Ramazanit, përtej obligimit fetar, ka qenë festë në mesin tonë që gjithmonë na ka bashkuar e afruar me të afërmit tanë dhe ka nxjerrë në pah virtytet më të mira njerëzore. Qoftë ky një muaj i bekuar me shëndet për të sfiduarit nga virusi, solidaritet me nevojtarët, forcë për të pafuqishmit, e vullnet për ata që po ballafaqohen me sfida. Urime edhe agjërim të lehtë”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci (MAShTI),…