Hoxhaj viziton ‘Hidroregjionin Jugor’ në Suharekë: Ndër projektet madhore në të ardhmen do të jetë penda e Dragaçinës

04 dhjetor 2024 | 15:29

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, zyrtari i lartë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar kompaninë publike ‘Hidroregjioni Jugor’ në Suharekë.

Hoxhaj ka shkruar në “Facebook” se ndër projektet madhore për komunën e Suharekës, që do të fillojë në të ardhmen, është Penda e Dragaçinës.

Ai ka treguar se me këtë projekt personalisht është marrë gjatë viteve 2017-2019, ku janë mbajtur disa takime me donatorë, ambasada perëndimore dhe me komunën e Suharekës, gjatë kohës sa ishte zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, raporton “Epoka e re”.

Hoxhaj ka bërë me dije se tashmë, ky projekt është një prioritet i madh për PDK-në dhe për të personalisht.

Postimi i plotë i tij:

Vizitova kompaninë publike Hidroregjioni Jugor në Suharekë, një shembull i shkëlqyer i angazhimit për t’u shërbyer qytetarëve me cilësi dhe përgjegjësi. Ndër projektet madhore për komunën e Suharekës, që do të fillojë në të ardhmen, është Penda e Dragaçinës, e cila do të sigurojë furnizim me ujë të pijshëm dhe për nevojat e bujqësisë nga sistemi i Dragaçinës. Me këtë projekt jam marrë gjatë viteve 2017-2019, ku kemi mbajtur disa takime me donatorë, ambasada perëndimore dhe me komunën e Suharekës, gjatë kohës sa isha Zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës. Tashmë, ky projekt është një prioritet i madh për PDK-në dhe për mua personalisht!
Për të ardhmen e këtij projekti dhe për çështjen e furnizimit me ujë, sot bisedova me stafin e Hidroregjionit Jugor në Suharekë, ku falënderova drejtorin, menaxherët dhe të gjithë bashkëpunëtorët profesionalë për punën e madhe që bëjnë në furnizimin me ujë të kësaj komune. U informova në detaje për mbulueshmërinë dhe cilësinë e ujit aktualisht, si dhe për problemet në furnizim në disa fshatra. Po ashtu, diskutuam për investimet që duhet të realizohen vitin e ardhshëm, në mënyrë që të përmbushen kërkesat e qytetarëve, deri sa të fillojë dhe të përfundojë projekti i Pendës së Dragaçinës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka shpallur zgjedhjet e brendshme…