Hoxhaj: Vjosa Osmani nuk e përbashkon skenën politike, ajo është përçarëse
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, në deklarimin e tij pas përfundimit të seancës konstitutive të legjislaturës së tetë të Kuvendit, ka thënë se sot u pa se nuk ka gaz dhe as dhunë, sepse sipas tij, PDK-ja e respekton vullnetin e qytetarëve.
“PDK-ja nuk i nënshtrohet vullnetit të askujt, kur është fjala për krijimin e institucioneve. Nuk pranojmë nga askush që të na shes sapunin për djathë. Ne jemi mandatuar prej qytetarëve që të jemi opozitë”.
“Presim nga z. Kurti dhe LV-ja që të vazhdojë punën me formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit. Për neve znj. Osmani nuk është faktor unifikues për qytetarët e Kosovës, ajo është faktor përçarës. Nuk e përbashkon skenën politike, ajo e ka përça skenën politike”, ka deklaruar Hoxhaj.