Hoxhaj: Xhevë dhe Fehmi Lladrovci do të mbeten përjetësisht figura emblematike të luftës sonë çlirimtare
22 shtator 2024
| 15:03
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë sot homazhe në 26-vjetorin e rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.
Ai ka theksuar se Xhevë dhe Fehmi Lladrovci do të mbeten përjetësisht figura emblematike të luftës sonë çlirimtare.
“Sot, ishim për homazhe te varret, për t’i kujtuar dhe nderuar çdo ditë për përkushtimin për lirinë e Kosovës, për të cilën sakrifikuan edhe jetën”, ka thënë Hoxhaj.