Hoxhaj zbret në Tiranë, takohet me kryetarin e Kuvendit

30 dhjetor 2020 | 09:27

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Enver Hoxhaj, është duke qëndruar për vizitë në Shqipëri. Në mëngjesin e së mërkurës është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Hoxhaj, i cili ushtron edhe detyrën e kryetarit të PDK-së, në këtë vizitë zyrtare në Shqipëri është shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari i partisë, Uran Ismaili.

Hoxhaj pritet të ketë një agjendë të ngjeshur të takimeve me krerët e institucioneve të tjera dhe liderët e partive politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kroacia u godit nga një tërmet i fortë gjatë ditës…