Hoxhaj: Zgjedhja e ish-spiunit rus si raportues për Kosovë do të ishte goditje për KE-në
14 nëntor 2019
| 13:46
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, thënë se zgjedhja e ish-spiunit rus, Alexey Kondratyev si raportues për Kosovë në Këshillin Evropian, do të ishte goditje e rëndë kundër vlerave dhe mandatit të KE-së.
Hoxhaj ka deklaruar se zgjedhja e duhur e kësaj pozite është shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.
“Sot, Këshilli Evropian mund të zgjedh në mes të një ish-spiuni rus ose një anëtari të respektuar të Bundestagut që të jetë raportues për Kosovën. Kjo zgjedhje është shumë e rëndësishme për Ballkanin. Të zgjedhësh një agjent të GRU-së në një pozitë të tillë, do të ishte goditje e rëndë kundër vlerave edhe mandatit të Këshillit Evropian.”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”.