
Hoxhaj zhvillon një bisedë telefonike me këshilltarin e Merkelit
28 dhjetor 2020
| 20:19
Kryetari në detyrë i PDK-së, kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një telefonatë me këshilltarin kryesor të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker.
Hoxhaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se me këshilltarin e Merkelit biseduan për situatën politike në Kosovë dhe rajon, si dhe rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19.
“Po ashtu, folëm për të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe punën në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve tanë krahas me partnerët e BE-së. Biseduam edhe për nivelin e ri të marrëdhënieve mes dy shteteve tona në muajt e ardhshëm. Kosova është me fat që ka miq si Kancerlarja Merkel dhe Gjermania”, ka shkruar Hoxhaj.