Hoxhaj zhvillon takim lamtumirës me ambasadorin Kosnett

16 shtator 2021 | 10:56

Ish ministri i Punëve të Jashtme, deputeti, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim lamtumirës me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, i cili ka përfunduar misionin si ambasador.

“Ambasadorit i shpreh falenderim e mirënjohje për bashkëpunim dhe për rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm e mbështetjen e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën përgjatë viteve”.

“Kosova përjetësisht i është mirënjohëse SHBA-së, roli i së cilës për lirinë, pavarësinë dhe të ardhmen e Kosovës, është i pazëvendësueshëm!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Parlamentit Evropian, në seancë plenare, kanë dhëne dritën…