Hoxhë Fatmir Latifaj: Kur e lexova shkrimin e Kadri Veselit une kajta, aktakuza ndaj tyre është Made in Serbia (Video)
08 korrik 2021
| 22:31
Në familjen e Kadri Veselit po vazhdon pritja dhe përciellja e mysafirëve në të pame.
Shumë qytetarë nga të gjitha viset e Kosovës, po shkojnë në shtëpinë e Veselit në lagjen Bair të Mitrovicës, për ta ngushëlluar familjen për vdekjen e Fazli Veseli, babit të ish kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.
Në mesin e shumë mysafirëve, sot ishte edhe Hoxha Fatimir Latifaj, bashkë me kolegun e tij Ekrem Avdiu.
Gjatë fjalimit të hoxhës së Shipolit, ai u shpreh i emocionar nga shkrimi i Veselit kushtuar prindit të tij, që kishte parë sot nëpër media.
Ndërsa për aktakuzën e ngritur nga Gjykata e Hagës, Latifaj shihet duke thënë se ajo është Made in Serbia.