Hoxhë Kamberi: Ai që i shtrin dorën fukarasë, Zoti ia shtrin në ditën e gjykimit
Me rastin e Fitër Bajramit, redaksia e Portalb.mk vizitoi xhaminë e Shkupit “Allaxha” e cila gjendet në afërsi të tregut të Bit Pazarit, për të diskutuar me hoxhën Llokman Kamberi në lidhje me Ramazanin, Fitër Bajramin dhe tema tjera. Festa e Fitër Bajrami është festë solidarizimi mes muslimanëve, ndërkaq vlera e humanitetit është e madhe. “Ai që ia shtrinë dorën fukarasë, Zoti ia shtrinë dorën ditën e gjykimit”, tha hoxhë Kamberi duke cituar fjalët e profetit Muhamed.
“Ka munguar atmosfera e vërtetë e Ramazanit, për shkak të pandemisë së KOVID-19”, na tha hoxhë Kamberi.
Ai gjithashtu foli edhe për karakteristikat, apo traditën e Fitër Bajramit, ndërkaq më pas edhe për rolin e hoxhës në shoqëri.
“Hoxha nuk duhet të kufizohet vetëm me aktivitetin e tij në xhami, por edhe jashtë xhamisë, gjegjësisht duhet të jetë aktiv në të gjitha proceset e shoqërisë”, tha Kamberi, në lidhje me rolin e hoxhës në shoqëri.
Gjithashtu biseduam edhe për pandeminë, gjegjësisht këshillat që i jep feja Islame në kushte të këtilla, ndërkaq për në fund, hoxha ka një porosi për rininë.
Më poshtë mund ta shikoni intervistën e plotë me hoxhën Llokman Kamberi