Hoxhë Latifaj: Askush nuk po i mban me zor në islam deçanasit që bënë thirrje për braktisjen e fesë islame
Hoxhë Fatmir Latifaj ka komentuar Lëvizjen në Deçan për braktisjen e fesë islame.
Ai ka thënë se këta njerëz askush s’i mban me zor në Islam derisa u lut që zoti t’i udhëzojë.
“Unë mendoj dhe shpresoj te zoti që, ata njerëz Allahu t’i udhëzojë e t’i ruajë. Askush nuk i ka thirrë me zor me mbetë në islam dhe nuk i mban askush me zor. Feja mbahet me bindje, në zhargonin popullor, ‘me itikat’”.
“Populli shqiptar është shumë i ngritur. Kemi nevojë të bashkërendojmë për të ecur përpara e jo të rrokemi mes vete”, tha ai në ATV.
Sipas Latifajt, fetë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në avancimin e çështjes kombëtare.
“Islami fuqimisht e them këtë, me të gjitha besimet e tjera, ka luajtur rol tejet të mirë dhe të ndishëm në raporte ndëretnike por dhe ndërfetare në Kosovë, për avancimin edhe të çështjes kombëtare. Këtë nuk ka askush që e mohon, deri në kijamet”.