Hoxhë Osman Musliu publikon video ku një person shihet duke vjedhur paratë e xhamisë në Drenas
Hoxha i Drenasit, Osman Musliu, ka publikuar video ku shihet një person duke vjedhur paratë që janë mbledhur për mirëmbajtjen e xhamisë.
Për këtë rast, Musliu ka lajmëruar Policinë e Kosovës.
Imami nga Drenasi është shprehur i dëshpëruar për këtë që ka ndodhur. Siç thotë ai ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës.
”Sot në mëngjes në xhaminë e Drenasit ky person ka hyrë dhe ka thyer kacen duke vjedhur të gjitha paratë të cilat mblidhen për mirëmbajtjen e xhamisë. Rasti është paraqitur në polici. Është dëshpërues fakti se si ky rast ka ndodhur në një vend si xhamia, kjo dokuri po ndodh edhe ne shumë xhami tjera. Lusim Zotin që të na fal të gjithëve duke përfshirë edhe këtë person! Ndërsa sa i përket relacionit njerëzor shpresoj që ai ta merr denimin e merituar”, ka shkruar Musiu në Facebook.
”Nese e njihni këtë person ju lutem lajmroni policin ose tek une tel: 044170737 viber Whacap i njejti”, ka apeluar ai.