HRW: Në Siri IS-i ka hedhur trupa të pajetë në një grykë
Human Rights Watch (HRW) ka bërë me dije se grupi militant i ashtuquajtur Shteti Islamik në verilindje të Sirisë ka përdorur një grykë si vend për hedhjen e trupave të njerëzve që më parë i kishte rrëmbyer ose ndaluar.
Organizata për të drejtat e njeriut, në një raport të publikuar të hënën ka nxjerr në pah nevojën që autoritetet të sigurojnë vendin, për të hequr mbetjet njerëzore dhe për të ruajtur provat për procedurat penale kundër vrasësve.
Grupi i ashtuquajtur Shteti Islamik kontrolloi territorin rreth grykën së Al-Hota-s, 85 kilometra në veri të qytetit Raka nga viti 2013 deri në 2015.
Në hetimin e Human Rights Watch për Al-Hotan janë përfshirë intervista me banorë të zonës, si dhe një përmbledhje e videove të xhiruara nga IS-i, analiza të imazheve satelitore dhe imazhe të dronit i cili kishte fluturuar në këtë grykë.
“Gryka e Al-Hota, dikur një vend i bukur natyror, është bërë një vend i tmerrit,” tha Sara Kayyali, nga Human Rights Watch.
“Ekspozimi i asaj që ndodhi atje, dhe në varret e tjera masive në Siri, është thelbësore për të përcaktuar atë që ndodhi me mijëra njerëz që ekzekutoi IS-i si dhe mbajtja në përgjegjësi e vrasësve”, tha ajo.
Zona përreth Al-Hotas aktualisht kontrollohet nga Ushtria Kombëtare Siriane e mbështetur nga Turqia, ndërsa qyteti i Rakas mbetet nën kontrollin e Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët./rel/
/Epoka e re/M.K/