Federata angleze synon Pep Guardiolan për ta zëvendësuar Southgate
Federata e Futbollit të Anglisë po e konsiderojnë idenë për të provuar ta punësojnë trajnerin Pep Guardiola, nëse ky i fundit vendos për t’u larguar nga Manchester City në vitin 2025.
Edhe pse s’është zgjedhje e parë e Federatës për të pritur, tekniku katalunas vlerësohet si kandidat i jashtëzakonshëm dhe do të bënin gjithçka vetëm që ai të drejtojë “Tre Luanët”.
Gareth Southgate njoftoi largimin nga Anglia të martën në mesditë, vetëm dy ditë pas humbjes në finale nga Spanja.
“Independent” raporton se Federata Angleze dëshiron një përzgjedhës që e njeh mirë kulturën e kombëtares, në të cilën Guardiola përshtatet në mënyrë perfekte pasi ka kaluar tetë vite në Angli dhe ka punuar me lojtarë të ndryshëm.
Federata do ta ëndërronte afrimin e tij menjëherë, mirëpo nuk ka asnjë shans për ta bindur Guardiolan të largohet, së paku jo deri në fundin e sezonit 2024/25.
Guardiola në të kaluarën ka shprehur dëshirën për t’u bërë përzgjedhës, derisa ishte afër për të drejtuar Brazilin.
Anglia mund të ketë një shans të mirë sepse Guardiola nuk ka shumë interesim për të drejtuar Spanjën, shkaku që e identifikon vetën si katalunas.
Guardiola nuk do të merr ndonjë vendim deri në fundin e sezonit 2024/25, andaj kjo po i prishë punën Federatës Angleze. Në rast që e synojnë deri në fund katalunasin, atëherë pritet t’ia besojnë pozitën ndonjë trajneri përkohësisht.
Lee Carsley që drejton Anglinë U21 mund të jetë një nga opsionet, pozitë të cilën ky i fundit do ta mirëpriste, pavarësisht që do të vlejë vetëm për një vit.