Kapen 150 kg djathë i padeklaruar në linjën e autobusit Tiranë-Prishtinë
04 korrik 2024
| 11:26
Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot (e enjte) në pikën kufitare në Vermicë janë kapur sasi të djathërave të padeklaruar dhe të fshehura në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë.
Kontrolli ka nisur pasi vozitësi ishte shprehur se nuk ka asgjë për të deklaruar.
“Gjatë këtij kontrolli është gjetur e fshehur dhe e padeklaruar një sasi e konsiderueshme e djathërave të ndryshme me origjinë nga Italia. Malli i padeklaruar është ndaluar, në total rreth 150 kg. Përveç tentimit të shmangies së taksave këto produkte nuk kanë plotësuar kushtet higjenike të transportit dhe si të tilla mund të rrezikoni shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.