Mbahet akademi përkujtimore për komandant Gani Imerin

20 prill 2025 | 17:03

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, sot u mbajt një Akademi Përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e Komandantit Gani Imeri – një ndër figurat e rëndësishme të luftës për liri në Kosovë.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga deputetë dhe zyrtarë të tjerë të partisë.

Në njoftimin e PDK-së në Facebook thuhet se akademia u parapri nga homazhet që u zhvilluan pranë varrit të Komandantit në Dumnicë të Epërme, ku bashkëluftëtarë, qytetarë dhe të afërm u mblodhën për të kujtuar me nderim figurën e tij.

Përveç përfaqësuesve të lartë të PDK-së, në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, si dhe personalitete të tjera nga jeta politike dhe publike në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gyp ka shpërthyer sot para ish-zyrave të Hidroregjionit Jugor…