Osmani niset për Nju-Jork, merr pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën
14 tetor 2021
| 09:40
Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Nju-Jork, për të marrë pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara lidhur me raportimin periodik të përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.
Në këtë takim Osmani do të paraqesë ta arriturat e deritashme të shtetit të Kosovës, sfidat dhe perspektivën, kanë njoftuar të mërkurën nga Zyra e Presidentes.
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbahet më 15 tetor, ku do të diskutohet për situatën në Kosovë.