Këto ngjarje janë paralajmëruar të ndodhin sot në Kosovë
Ngjarjet e datës 12 nëntor 2021:
– Zëvendëskryeministëri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisioni për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)
– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)
– Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë Jörn Rohde, lidhur me liberalizimin e vizave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)
– Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës organizon takimin e jashtëzakonshëm me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve e në të cilin do të bisedohet dhe do të merret vendimi për veprimet sindikale nëse nuk ndodhin takime me Qeverinë apo nëse nuk merren vendime të pranueshme lidhur me Ligjin e pagave dhe Implementimin në tërësi të Kontratës Kolektive. (Salla e takimeve të Qendrës së Studentëve, te selia e SBASHK-ut, ora 14:00)
– Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim së bashku me Zyrën e Kryeministrit do të projektojnë një siluetë dinosauri në ndërtesën e Qeverisë për të shënuar mbylljen e samitit global të klimës COP26 dhe promovuar fushatën globale për ndryshimet klimatike të titulluar Mos Zgjidh Shfarosjen. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)
– Kryetari i Degës së LDK-së dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, mban takimin përmbylles elektoral. (Sheshi “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”, ora 18:00)
– Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren mban tubim përmbyllës. (Sheshi i Lidhjes në Prizren, ora 18:00)
– Zhvillohet stërvitja e radhës e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)