Më në fund, Kimi e dha provimin
Kim Kardashian është një hap më afër ëndrrës së saj për t’u bërë avokate, pasi zbuloi se ka kaluar një provim kyç për drejtësi në përpjekjen e saj të katërt.
Kardashian e postoi lajmin në rrjetet sociale, duke u kërkuar fansave të mos heqin dorë kurrë nga qëllimet që kanë vendosur.
Ajo ka kaluar vjet duke mbrojtur reformën në drejtësinë penale, duke përfshirë lobimin në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo njoftoi në 2019-ën se donte të shkonte më tej dhe të kualifikohej në drejtësi, përcjell Klankosova.tv
Pa një diplomë universitare, ajo ka studiuar në një rrugë praktike alternative nën mentorimin e mbikëqyrur të avokatëve.
Kardashian tha se i ishte thënë më parë se udhëtimi i saj do të ishte thuajse i pamundur dhe më i vështirë se rruga tradicionale e shkollës juridike.