Sot është dita më e rëndësishme e Republikës së Kosovës
17 shkurt 2022
| 08:56
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot, me rastin e ngritjes së flamurit të shtetit për nder të 14-vjetorit të pavarësisë, tha se kjo ditë është dita më e rëndësishme e Republikës së Kosovës.
Ai tha se shtet ynë do të qëndrojë lart.
“… Prandaj këtë ditë po e fillojmë me ngritjen e flamurit të shtetit tonë që është simbolik se shteti ynë do të qëndrojë lart. Do të shënojmë me aktivitete të shumta, ashtu siç e meriton kjo ditë e rëndësishme… Ua uroj të gjithë qytetarëve Ditën e Pavarësisë”, tha Konjufca.