Jam i përgjegjshëm ndaj opozitës, gjithmonë jap llogari
18 shkurt 2022
| 08:14
Kryeministri Albin Kurti thotë se është i përgjegjshëm ndaj opozitës pasi, sipas tij, ai gjithmonë jep llogari në Kuvendin e Kosovës.
Kurti thotë se nuk ka takime që opozita i ka kërkuar dhe ai i ka refuzuar, mirëpo pohon se opozita ka pasur ftesa e që ata i kanë refuzuar.
“Nuk ka takime që ata i kanë kërkuar dhe unë i kam refuzuar, por ka ftesa që ata nuk i kanë pranuar
Nuk mund të gjeni kryeministër në historinë e pasluftës së Kosovës që është i përgjigjur pyetjeve parlamentare të deputetëve sikurse unë. Unë jap llogari në Kuvend të republikës dhe maksimalisht jam i përgjegjshëm ndaj opozitës… Unë kur kam qenë në opozitë, ata s’kanë qenë qeveri e mirë sikurse jemi ne”, tha Kurti në RTK.