
Ushtria ukrainase shkatërron anijen ruse që transportonte tanke, mjete të blinduara dhe parashutistë
24 mars 2022
| 08:25
Ushtria ukrainase ka njoftuar se një anije ushtarake ruse në jug të portit në Ukrainë është shkatërruar prej saj.
Fotografitë dhe videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale shfaqin momentin kur anija ruse përfshihet nga zjarri dhe në një moment shpërthen.
Në anën tjetër ministri i Mbrojtjes në Ukrainë ka bërë me dije se anija transportonte 20 tanke, 40 mjete të tjera të blinduara dhe 400 parashutistë.