Bashkimi Evropian do të vë sanksione ndaj bankës më të madhe ruse
17 prill 2022
| 08:31
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar se do të vënë sanksione edhe ndaj bankave të tjera ruse.
“Jemi duke e përcjellur sektorin bankar, veçanërisht Sberbank, e cila përbën 37 % të sektorit bankar rus”, tha Von der Leyen për gazetën gjermane “Bild” kur u pyet për raundin e gjashtë të ardhshëm të sanksioneve.
Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur “sanksione të rënda” ndaj Sberbank dhe Alfa Bank, në fillim të prillit. Gjithashtu, edhe Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj Sberbank dhe është zotuar të ndalojë të gjitha importet e qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të vitit 2022, shkruan BBC.