Bournemouthi i bashkohet Premierë Ligës

03 maj 2022 | 23:45

AFC Bournemouth do të bëjë gara në Ligën Premiere në sezonin e ardhshëm pas fitores së arritur ndaj Nottingham Forestit të martën mbrëma.

Skuadra e Scott Parker hyri në takimin në Vitality Stadium me tri pikë më shumë se Foresti që ndodhej në vend të tretë për ta zhvilluar njërën prej ndeshjeve më të zjarrta në Championship.

Me golin e realizuar nga zëvendësuesi Kieffer Moore në minutën e 83-të, Bournemouth arkëtoi edhe tri pikë të tjera për ta rritur diferencën matematikisht të paarritshme në gjashtë pikë.

Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, Bournemouth siguroi kualifikimin e drejtpërdrejt në Ligën Premiere nga vendi i dytë, së bashku me Fulhamin që është kualifikuar nga pozita e parë.

Lojtarët nuk e fshehën gëzimin, ndërsa tifozë të shumtë hynë në stadium për të festuar.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Afrim Imaj Hashashi në fillimet e monarkisë së Ahmet…