Rusia thotë se Ukraina ka sulmuar një bazë të naftës në Krime
Ukraina ka qëlluar platformat e shpimit të naftës në Detin e Zi, duke lënë të lënduar tre persona dhe shtatë të tjerë të cilët raportohen të zhdukur.
Kështu ka thënë kreu i Kremlinit i dirigjuar nga Kremlini pas aneksimit të kësaj zone.
“Konfirmojmë se ka tre të lënduar dhe shtatë të raportuar të zhdukur. Ne garantojmë se kërkimi do të vazhdojë”, tha guvernatori Sergey Aksyonov në Telegram të hënën, duke iu referuar platformave të kompanisë së naftës dhe gazit me bazë në Krime, Chernomorneftegaz, raporton Al Jazeera, transmeton Express.
Ky është sulmi i parë i raportuar kundër infrastrukturës energjetike në det të hapur në Krime që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.
Aksyonov, i vendosur nga Rusia si guvernator i gadishullit pas aneksimit të vitit 2014 nga Moska, kishte thënë më parë se pesë persona u plagosën në sulm përpara se të rishikonte shifrat e viktimave.
Ai tha se tre platforma ishin në shënjestër, duke shkaktuar evakuimin e 94 personave në vendet, ndërsa 15 ushtarë mbetën për t’i ruajtur ato.