Sot zhvillohet finalja e madhe e turneut memorial “Avni Hyseni 2022”

17 korrik 2022 | 10:21

Sot (e diel) pritet të zhvillohet finalja e madhe dhe të përfundojë edicioni i dytë i Turneut Memorial “Avni Hyseni 2022”.

Pas ndeshjeve të para gjatë së enjtes dhe atyre gjysmëfinale të së premtes, turneu memorial “Avni Hyseni 2022” pritet të zhvillohet sot finalen e madhe.

Edicioni i dytë që po zhvillohet në palestrën Karagaçi në Pejë do t’i mirëpresë nga ora 20:30 finalistët FC Peja dhe Dardanët.

Për të arritur në finale, FC Peja mori dy fitore. Në ndeshjen e parë mposhti 5-2 FC Trepçën, ndërsa në gjysmëfinale fitoi ndaj Alfa – I me rezultat 7-4.

Në anën tjetër, Dardanët arritën në finale duke fituar në ndeshjen e parë me rezultat 4-2 kundër KF Besa Sllupçan nga Kumanova dhe gjysmëfinale ndaj FC Liqeni me rezultat 4-2.

Ekipi FC Peja

Për ekipin pejan luajnë emra të njohur të futsallit si Shkodran Loshaj, Riard Sheqerolli, Durim Mavraj, Besfort Musaj, Endrit Mujaj, Drilon Haxhijaj dhe Labinot Dakaj.

Ekipi i Dardanëve gjithashtu mban emra të mëdhenj të futsallit si Ramadan Alaj, Halim Selmanaj, Durim Qorri, Agon Ramadani, Behar Topalli, Agon Rexha, Arif Limani dhe Alfred Prençi.

Ekipi Dardanët

Përveç finales, sonte zhvillohet edhe takimi revyal nga ora 20:00 në mes të ekipit të veteranëve të futbollit të Kosovës dhe ekipit të veteranëve të UÇK-së.

Ndryshe, ky turne zhvillohet për nder të veprës patriotike dhe sportive të ish-luftëtarit dhe ish-nënkryetarit të FC Besa Futsal, Avni Hyseni.

Organizimi i këtij turneu bëhet nga vëllai të ndjerit, Avni Hyseni, Adnani, i cili gjithashtu është një luftëtar i njohur, kontribuues shumë vjeçar i sportit, si dhe një humanist i madh tash e disa vite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka planifikuar të vizitojë sot…