Sveçla ua mbushte çantat me tulla e blloka aktivistëve për t’ua thyer kokën policëve

21 korrik 2022 | 09:28

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LV-së, Florin Kasniqi, ka thënë se për të është e pabesueshme kush është bërë ministër në qeverinë Kurti.

Krasniqi, në emisionin “Pressing” ka thënë se e ka parë me sytë e tij ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, kur i mbushte çantat e aktivistëve të LV-së me tulla për t’i sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.

“Nuk mundem me besu që Xhelali është ministër i Punëve të Brendshme. Thjesht nuk mundem me besu. Xhelali ia mushke çantat aktivistëve me tulla me ia thy kryet policëve. Jo, gurë, do far bllokash katrorë. Nuk muj me besu”, tha ai.

Për ata që s’i besojnë, Krasniqi ka thënë se dëshmitë mund t’i gjejnë në internet.

“Krejt njerëzt që s’më besojnë, hyni bre në internet, e shihni Xhelalin me gurë duke e gjujtë policinë. Ai tash është ministër i rendit. Nuk është hajgare, është serioze”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Brendshme Faeser dhe Ministri i Punës Heil duan…