Çfarë dihet për Itaewon, zonën ku vdiqën 151 njerëz teksa festonin Halloween?
Të paktën 151 njerëz kanë vdekur dhe 82 janë plagosur në një përplasje që filloi në një festë të Halloween në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, të shtunën mbrëma.
Itaewon, në qendër të Seulit, është i njohur për jetën e gjallë të natës.
Është popullor me vendasit, emigrantët dhe vizitorët e huaj. Shumë nga rrugicat e ngushta dhe rrugët dredha-dredha janë të mbushura me bare, dyqane dhe restorante që shërbejnë ushqim nga e gjithë bota.
Edhe pse Halloween nuk është një festë tradicionale e Koresë së Jugut, ajo është bërë gjithnjë e më popullore vitet e fundit.
Festimi i këtij viti është i pari që kur u hoqën kufizimet nga COVID-19 për maskat e fytyrës në distancimin social.
Raportet lokale vlerësuan se rreth 100,000 njerëz ishin në Itaeëon për të festuar Halloween, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.