Kurti mbledh qeverinë, në rend të ditës Projektligji për Pagat dhe ai për Zyrtarët Publikë
23 nëntor 2022
| 08:22
Sot në ora 10:00 do të mblidhet Qeveria e Kosovës dhe do të mbajë mbledhjen e 109.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohen 20 pika të rendit të ditës.
Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje do të shqyrtohet Projektligji për Pagat në Sektorin Publik si dhe Projektligji për Zyrtarët Publikë.
Po ashtu, do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikim e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes
Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (MFPT).