Zyrtaren e lartë të USAID-it, sot e pret në takim Osmani

05 dhjetor 2022 | 08:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do ta presë në takim ambasadoren e USAID-it, Erin E. McKee.

Këtë e ka kumtuar presidenca e Kosovës përmes kumtimit të agjendës së presidentes.

“Mediet fillimisht marrin pamje nga takimi, ndërsa në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Ndihmës Administratorja, Erin E. McKee deklarohen për medie”, thuhet në njoftim.

USAID luan një rol shumë të rëndësishëm në Kosovë.

Mbështetja vijon për shoqërinë civile, por edhe afarizmat.

Misioni kryesor është promovimi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shumë njerëz ideja për ta raportuar fëmijën tuaj në…