Profesori amerikan tregon tri mënyra sesi mund të arrihet marrëveshja Kosovë – Serbi

09 janar 2023 | 10:06

Profesori amerikan, Alon Ben Meir ka treguar se si mund të arrihet normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ben Meir në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka thënë se të gjitha konfliktet në lidhje me pjesën veriore të Kosovës janë të zgjidhshme dhe sipas tij, kjo arrihet vetëm nëse të dyja palët bëjnë lëshime të caktuara.

“Të gjitha çështjet konfliktuale në lidhje me pjesën veriore të Kosovës janë të zgjidhshme me kusht që të dy palët, Kosova dhe Serbi, të bëjnë lëshime të caktuara të nevojshme për të arritur një marrëveshje. Por për sa kohë që ata mbajnë pozicionin e tyre aktual, sigurisht që nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje”, ka shkruar ai.

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, ka folur edhe për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se njohja reciproke duhet të vendoset që nga fillimi i negociatave.

Nëse palët nuk bien dakord për njohje reciproke në fillim të bisedimeve, atëherë sipas profesorit amerikanë kjo është humbje kohe në këtë proces.

“Negociatat mes Kosovës dhe Serbisë duhet të fillojnë me mirëkuptimin se në fund të procesit, ata bien dakord për një njohje reciproke. Ky kusht duhet të vendoset që nga fillimi i negociatave. Përndryshe, për mendimin tim, do të jetë përsëri humbje kohe”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët ukrainas kanë hedhur poshtë pretendimet e bëra nga Rusia…