Deputeti francez Bay pasi ofendoi UÇK-në, tash lavdëron politikanin rus

09 janar 2023 | 10:17

Politikani francez i të djathtës ekstreme Nicolas Bay, që është njëherësh deputet në Parlamentin Evropian, me anë të disa videove kishte ofenduar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bay përmes një video incizimi të publikuar në Twitter, nga ura e Ibrit në qytetin e Mitrovicës, UÇK-në e pati quajtur terroriste.

“Këtu në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë e mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së.  Ata ishin mburoja e qytetërimit tonë evropian”, ka shkruar ai në Twitter.

Pas deklaratave të tij, ka pasur reagime të shumta nga politikanë, ekspertë të sigurisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë, duke kërkuar që Bay të shpallet “persona non-grata”.

I njohur për qëndrimet e tija pro-ruse dhe serbe, ekstremisti francez sërish ka lavdëruar Milorad Dodikun, pasi ky i fundit ka dekoruar presidentin rus Vladimir Putin.

“Një nder që francezët dallohen në këtë mënyrë në mirënjohje për angazhimin e tyre përkrah popullit serb”, shkruan ai.

Bay shkon edhe më tutje ku kërkon që të mbrohen idsntiteti i serbëve të krishterë në Bosnjë e Hercegovinës.

“Kjo festë kombëtare është një mundësi për të kujtuar se serbët e krishterë të Bosnjës duhet të respektohen dhe të mbrohet identiteti i tyre”, thekson ai.

Atij i është ndaluar nga Parlamenti Evropian që të bëj udhëtime zyrtare për monitorimin e zgjedhjeve, pasi Bay mori pjesë në disa misione në Rusi në prag të agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mësues në pension është akuzuar për sulm seksual ndaj…