Sulmohet gazetari i RTK-së afër shtëpisë ku ndodhi rasti tragjik në Pejë

16 prill 2023 | 08:35

Gazetarët jo rrallëherë përballen me pengesa, kanosje e sulme gjatë kryerjes së detyrave të tyre. Të tilla raste përveç që ua vështirësojnë punën, ua kërcënojnë edhe jetën. Rasti i fundit ishte ai i Valon Sylës, që nxiti reagime të shumta në Kosovë. E pa kaluar disa ditë nga ky incident, një gazetar i televizionit publik është përballur me një sulm.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për gazetarin Islam Haxhiu.

Mësohet se Islam Haxhiu është sulmuar pasditen e djeshme, në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, ku kishte shkuar për të marrë informacione lidhur me rastin tragjik të vrasjes së rëndë, që tronditi vendin.

Sipas informacioneve të para, gazetari fillimisht është përballur me sulm verbal nga i dyshuari, i cili e ka ofenduar dhe e ka sharë, e më pas ia ka marrë me zor telefonin. Për të mos mbaruar me kaq, ai e ka goditur viktimën me grusht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duart dhe këmbët e ftohta janë një problem i zakonshëm,…