Temperatura sot, mbi 36 gradë celsius

16 korrik 2023 | 08:21

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat maksimale në shumicën e territorit pritet të lëvizin nga 34 deri në 36 gradë Celsius.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.

Temperaturat maksimale në shumë vise do të arrijnë mbi 35 gradë celsius, ndërsa në zonat më nxehta ato mund të prekin shifrën 40 gradë celsius.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Makinat flasin dhe shkruajnë tashmë si ne: ChatGPT e vërteton…