
LDK-ja ka dalë 36 % në një sondazh në Prishtinë
28 korrik 2023
| 08:42
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se LDK-ja e ka bërë një matje një javë më parë në Prishtinë dhe ka dalë 36 për qind.
Ajo tha se LDK-ja është e gatshme që nesër të dalë në zgjedhje.
Por ajo në emisionin DPT te Fidani tha se arsyeje pse nuk u bashkohen iniciativave për mocion mosbesimi është për shkak se opozita nuk i ka numrat në Kuvend.
“E kemi bërë një matje para një jave në Prishtinë dhe kemi dalë 36 %. Kjo matje ka qenë për nevoja të brendshme”.
Këtë sondazh Bajrami e përmendi kur kritikoi qeverinë sesi merret çdo ditë me sondazhet teksa e ka pushtetin në të gjitha nivelet.