Moti sot, i vranët dhe me riga shiu

07 shtator 2023 | 08:06

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë celsius.

Në Prishtinë temperaturat minimale do të jenë 17 gradë, gjersa maksimalja do të arrijë deri në 24 gradë celsius, ndërkaq në Pejë temperaturat do të sillen ndërmjet 18 e 25 gradë.

Në Prizren temperaturat minimale do të jenë 19 gradë celsius gjersa maksimalja do të shkojë deri 26 gradë.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken ndau një vakt…