Debati i plotë i Ramës me përfaqësuesin rus: Ndaleni luftën, Zelensky s’flet
Në selinë e OKB-së në Nju-Jork, kryeministri shqiptar, Edi Rama, hapi dje diskutimin e nivelit të lartë mes përfaqësuesve të shteteve anëtare në Këshillin e Sigurimit, por që në nisje pati një debat me përfaqësuesin e Rusisë, i cili kundërshtoi vëmdendjen që iu dha presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Delegacioni rus i drejtuar nga ambasadori Vasily Nebenzya u shpreh i indinjuar nga prania e liderit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbi të gjitha, për faktin që ai të flasë përpara përfaqësuesve të vendeve anëtare. Nebenzya tha se nisja e luftës nga ana e Rusisë në Ukrainë është arsyeja pse Zelensky është në atë mbledhje. Këto përgjigje të Ramës, sipas ambasadorit rus, janë qëndrime politike. Madje propozoi se zgjidhja do të ishte që t’i jepet fund luftës në Ukrainë në mënyrë që edhe Zelensky të mos mbajë fjalën e tij.
DEBATI Rama- Nebenzya
Presidenca Shqiptare e Këshillit të Sigurimit drejtoi sot një nga sesionet më të rëndësishme me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.
Debati i Nivelit të Lartë, i cili u drejtua nga Kryeministri Edi Rama u zhvillua me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, si dhe, më gjerë, të anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, përfshi Ukrainën, të cilët shprehën pikëpamjet e tyre dhe shkëmbyen ide, jo vetëm rreth luftës që po zhvillohet dhe pasojave mbi Ukrainën e popullin e saj, por edhe për ndikimin që po prodhon lufta mbi paqen e sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe veprimin shumëpalësh.
Për herë të parë, që prej fillimit të luftës, Presidenti Zelensky ishte në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Sigurimit. Takimi i nivelit të lartë synon të nxisë nevojën e bashkëpunimit mes vendeve për të parandaluar shkeljet e së drejtës ndërkombëtare dhe për të promovuar zgjidhjen paqësore të konflikteve përmes mjeteve diplomatike dhe dialogut.
* * *
Kryeministri Edi Rama: Ky është takimi i Këshillit të Sigurisë, i cili thirret të fillojë. Agjenda e përkohshme e këtij takimi është sa vijon: Ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, respektimi i qëllimeve, parimeve të Kombeve të Bashkuara, kartës së saj përmes aksionit shumëpalësh efektiv, ruajtjes së paqes dhe sigurisë së Ukrainës.
Rendi i ditës miratohet.
Do të doja që t’ju uroja mirëseardhjen Sekretari i Përgjithshëm, të nderuar Presidentë, Kryeministra, ministra dhe të tjerë përfaqësues të lartë këtu të pranishëm në Këshillin e Sigurimit.
Prania juaj sot thekson rëndësinë e çështjes që është në diskutim.
Në përputhje me rregullin 37, rregullat e përkohshme të procedurës së Këshillit të Sigurimit ftoj përfaqësuesit e Argjentinës, Australisë, Austrisë, Bjellorusisë, Bosnjë-Hercegovinës, Belgjikës, Bullgarisë, Kanadasë, Kroacisë, Kilit, Çekisë, Danimarkës, Estonisë, Gjermanisë, Greqisë, Guatemalës, Hungarisë, Indisë, Indonezisë, Irlandës, Italisë, Kuvajtit, Letonisë, Lihtejnshtejnit, Lituanisë, Meksikës, Malit të Zi, Mbretërisë së Hollandës, Maqedonisë së Veriut, Panamasë, Polonisë, Portugalisë, Katarit, Republikës së Koresë, Rumanisë, Sierra Leones, Sllovakisë, Sllovenisë, Afrikës së Jugut, Spanjës, Turqisë, Ukrainës dhe Republikës të Venezules për të marrë pjesë në takim.
Në përputhje me rregullin 39 të dispozitave të përkohshme të Këshillit të Sigurimit, ftoj po kështu raportuesit në vijim të marrin pjesë në këtë takim, Shkëlqesia e tij zoti Charles Michel, President i Këshillit Evropian; Shkëleqesia e tij Zoti Bujar Osmani, kryetar në detyrë i Oranizatës për Siguri e Bashkëpunim në Europë dhe Shkëlqesinë e tij Kancelarin e madh Paterno di Montecupe të Urdhërit Sovran të Maltës.
Pra u vendos.
Po kështu propozoj që Këshilli të ftoj Shkëlqesinë e tij Arqipeshkvin Gallagher, Sekretar për marrëdheniet shtetërore dhe oranizatat ndërkombtare të Selisë së Shenjtë të marrë pjesë në takim.
Në përputhje me dispozitat e përkohshme procedurore dhe praktikat e mëparshme në këtë drejtim. Duke qenë se nuk ka asnjë kundërshtim u vendos.
Delegacioni i federatës ruse ka kërkuar fjalën. Ju lutem, fjala është për ju.
Përfaqësuesi i delegacionit rus: Zoti President, u nxituat të thoni ‘’pra, u vendos’’. Kemi dy pyetje. Së pari e mbi të gjitha dua t’ju pyesim mbi ç’bazë propozoni që t’i jepnit presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy fjalën përpara se të flasin anëtarët e Këshillit të Sigurimit, shumica e të cilëve përfaqësohen po kështu në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive. Pyetja e dytë që dua të bëj është mbi ç’bazë ftoni ju ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut në takimin e sotëm në cilësinë e kryetarit të OSBE-së?
Kryeministri Edi Rama: Mora shënim komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigjgje do të doja të konfirmoja se të gjithë anëtarëve të Këshillit u është dërguar lista e personave qe do të flasin në rendin e caktuar. Në këndvështimin tim do të kishte qenë e preferueshme që kjo çështje procedurore të ishte zgjidhur në nviel teknik përpara çeljes së këtij debati të hapur në mënyrë që ne të kishim patur mundësi të procedonim menjëherë tek thelbi i diskutimeve tona sot.
Dua t’ju kujtoj se paragrafi 33 i dokumentit presidencial S/2017/507, dakordësuar njëzëri shprehet dhe citoj: Kur anëtarë të rinj ftohen të flasin në Këshillin e Sigurimit, ata që kanë interes të drejtpërdrejtë në çështjet në diskutim, mund të flasin përpara anëtarëve të Këshillit, nëqoftëse ky është rasti dhe mbyll citimin. Duke patur parasysh temën e debatit të sotëm të hapur, ne besojmë se ftesa për Presidentin Zelenskyy që të flasë përpara anëtarëve të Këshillit është një konfirmim i plotë i paragrafit 33 dhe po kështu dhënia e fjalës për presidentin Zelenskyy do t’i japë mundësi anëtarëve të këshillit, dhe anëtarëve të tjerë që marrin pjesë në numra kaq mbresëlënës, t’u përgjigjen komenteve të tij. Më parë, në shkurt të ktij viti, delegecaioni rus ngriti të njëjtën çështje dhe u garantua nga Presidenti asokohe i Këshillit se ka precedentë të vendeve jo anëtare të Këshillit që marrin fjalën përpara anëtarëve të Këshillit.
U cituan asaj kohe një sërë rastesh, të tjera mund të përmenden. Do të shtoja se në secilën prej pesë takimeve të mëparshme të Këshillit të Sigurimit në cilat zoti Zelensky është ftuar, ai ka folur përpara antarëve të Këshillit. Dua të siguroj kolegët tanë rusë se të gjithë ata që janë këtu, se ky nuk është një operacion special i Presidencës Shqiptare, por një vijimësi e një praktike kohëgjatë e të konsoliduar të këtij Këshilli, për rrjedhojë është në përputhje të plotë me udhëzimet dhe praktikat e Këshillit.
Sa i përket pyetjes së dytë, kam pak vështirësi të kuptoj se cili është problemi sepse OSBE luan një rol të rëndësishëm dhe gjendet këtu falë kontributit të saj në këtë takim, i cili konsiderohet si thelbësor. Po, përfaqsuesi i OSBE-së këtu është shqiptar nga Maqedonia e Veriut por nëse do të ishit më i qartë se cili është problemi, do të isha i lumtur t’ju ndihmoja.
Përfaqësuesi i delegacionit rus: Me kënaqësi zoti Kreytar. Ne nuk besojmë që argumentet që na paraqitët, janë bindëse. Ka një sërë anëtarësh të Këshillit të Sigurimit që do të përfaqësojnë apo përfaqësojnë sot në nivel të krerëve të shteteve, kështu që duhet të na shpjegoni pse i është dhënë përparësi Presidentit ukrainas e megjithatë kjo nuk ka të bëjë me procedurën e Këshillit të Sigurimit, ne mund ta kuptojmë logjikën. Kur diskutuam Somalinë këtu për shembull, Presidenti i Somalisë foli i pari, por ishte i vetmi President mes atyre që ishin të pranishëm. Ndërkohë a ka precedent të tjerë natyrisht të lidhur me atakimet jashtë Këshillit të Sigurimit, dhe natyrisht ka edhe praktikë specifike në përputhje me specifikat e rajoneve të ndrysme qe nuk kanë të bëjnë me situatën në Ukrainë. Do doja t’ju paraljmëroja se nëse sot, në fakt ju miratoni vendime duke i rënë çekiçit, atëherë presidenca shqiptare do të përballët me një praktikë të shkeljes së dukshme të praktiktave të KS dhe natyrisht i bie që të tregoni që se rregullat nuk vlejnë për ju.
Në fakt anëtaret e KS e kanë dëgjuar këto fjalë të Presidentit Zelensky nëpërmjet videomesazheve ndërkohë që këtu ka një shkelje vërtetë flagrante sepse udhëtimi i vetë Presidentit për të ardhur në Neë York dhe për të folur këtu në KS, gjatë 75 vjetëve të ekzistencës së KS shihet si një privilegj në vend të të cilit gjatë seancës së fundit, seancës së posaçme përfaqësuese i Kievit vendosi të fliste nëpërmjet lidhjes në video dhe po këhtu delegacioni rus u shpreh që Volodimir Zelensky nuk mund të largohej nga vendi vitin e kaluar për shkak të rrethanave të posaçme. Natyrisht kjo nuk e ka ndaluar atë që të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës por aso kohe ai nuk denjoi që të udhëtonte vet personalisht në Kombet e bashkuara duke shkelur praktikën dhe kjo shkelje praktike në fakt është e mbushur me rreziqe sa i përket kësaj praktike të sigurimit që rrezikon të kthehet në një shfaqje me një person. Për këtë arsye presidenca shqiptare hapi debat të pafund mes një grupi anëtarësh që janë dhe anëtarë të NATO-s. Kjo e sotmja do të jetë jo më shumë, por një spektakël. Ne nuk kundërshtojmë pjesëmarrjen e presidentit të Ukrainës në këtë takim por duhet bërë në përputhje me rregullat, procedurat e praktikat ekzistuese sipas të cilave vendet në përputhje të rregullit 37 për ato që nuk janë anëtare flasin pas vendeve anëtare. Dhe në këtë përputhje në bazë të rregullit 37 është radha e atyre që janë krerë shtetesh anëtare. Ndërkohë që sa i përket pjesëmarrjes së kryetarit të OSBE që është shqiptar nga Maqedonia e Veriut kjo nuk ka të bëjë me shtetësinë e tij. Ne kundërshtuam praninë apo përfaqësinë në këtë nivel dhe këtë në fakt e bëri me dije presidenca shqiptare dhe dje. Me aq sa kuptojmë nuk ka pasur diskutime apo diskutime të hapura për këtë gjë në këtë ndërtesë apo në selinë në Vienë, sipas parimeve të miratuara nga këshilli i përhershëm i OSBE. Çdo kryetar në detyrë i OSBE apo përfaqësues të autorizuar prej tyre do të jenë në përputhje me mandatin e tyre dhe nuk duhet të devijojë nga mesazhi i rënë dakord nga OSBE. Nëqoftëse kryesia shqiptare këmbëngul që të lejojë zotin Osmani që të flasë në takimin e sotëm. Ne besojmë se ai mund ti jap zë vetëm zërit konsensual të kësaj organizate. Pra për shkak të qasjes shkatërruese nga delegacionet perëndimore, kjo nuk ka kontribuar në asnjë moment për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë por ka shërbyer për të përkeqësuar situatën. Shohim përpjekje për të çuar më përpara praktika të tilla. Pjesëmarrja e zotit Osmani shërben për të çuar përpara rregullat e njëanshme të lojës. Iu bëjmë thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të mbajnë një qëndrim parimor në këtë drejtim dhe të flasin kundër këtyre qasjeve. Presidenca shqiptare ka treguar në fakt mospërfillje flagrante ndaj këtyre praktikave dhe ka vendosur bindjet ideologjike dhe të NATO-s mbi të gjitha mbi praktikat e Këshillit të Sigurimit i cili është një rojtar i qëndrimeve objektive. Për fat të keq Shqipëria nuk ka mundur ta menaxhojë një gjë të tillë sot. Faleminderit!
Kryeministri Edi Rama: Më duhet të them se duke ardhur nga ju gjithë ky leksion i shkeljes së rregullave në këtë ndërtesë është një goditje mjaft mbresëlënëse, por duke qenë se e përsëritët shumë herë që shkelja këtu ka të bëjë me faktin që presidenti Zelenski do të flasë përpara anëtarëve të Këshillit, ka një zgjidhje për këtë. Nëse bini dakord. Ju ndaloni luftën dhe presidenti Zelenski nuk do të mbajë fjalën. Ajo çfarë e bëri të rëndësishëm atë për të gjithë ne ta dëgjojmë e mbase diskutojmë vjen nga diçka që e keni bërë ju, jo ne. Faleminderit shumë. Mbaj shënim dhe do të vijojmë me seancën tonë. Doni sërish fjalën? Mirë.
Përfaqësuesi i delegacionit rus: Zoti president, dua të tërheq vëmendjen tuaj se ju sot po veproni si kryetar i Këshillit të Sigurimit, nuk po flisni në cilësinë tuaj kombëtare si përfaqësues i Shqipërisë. Objektivi juaj është të zhvilloni një takim, siç sanksionohet në rregulloren e Këshillit të Sigurimit, në vend që të jepni vlerësime politike ne cilësinë tuaj si kryetar i këshillit të sigurimit. Faleminderit!
Kryeministri Edi Rama: Sapo iu përgjigja pasi mu drejtuat si kryeministër shqiptar e pasi vazhduat të thonit gjëra të pa sakta lidhur me atë çka është procedura këtu. Nëse nuk doni të përgjigjem në cilësinë e kryeministrit shqiptar mos më provokoni si i tillë. Megjithatë, le të vazhdojmë tanimë sërish.
Përfaqësuesi i delegacionit rus: Zoti kryetar, ju drejtohem vetëm si kryetar i Këshillit të Sigurimit. Në asnjë moment nuk ju drejtova si kryeministër i Shqipërisë. Edhe një herë e theksoj. Jemi të angazhuar në një dialog proceduror me ju, jo në një dialog thelbësor. Ju lutem përmbahuni nga vlerësimet politike në deklaratat tuaja fillestare për Këshillin.
Kryeministri Edi Rama: Ishit ju që folët për NATO-n, që folët për faktin që Shqipëria është në NATO, për vendet e NATO-s që vijnë këtu. Kjo nuk ka të bëjë fare me rolin tim si kryetar i këshillit. Megjithatë a mundemi tanimë me lejen tuaj të vijojmë normalisht seancën? Faleminderit shumë!
Këshilli i sigurimit fillon tashmë vlerësimin e zërit 2 të rendit të ditës. Dua të tërheq vëmendjen e anëtarëve të Këshillit të dokumentojnë një letër të shtator 2023, një letër që i është drejtuar kryetarit të Këshillit të Sigurimit. I jap tashmë fjalën sekretarit të përgjithshëm, shkëlqesisë së tij, zotit António Guterres.