Rrahet brutalisht kamerieri në Serbi nga kikboksieri

09 nëntor 2023 | 08:48

Një person i quajtur Miljan Vidovic ka rrahur pamëshirshëm një kamerier në oborrin e një restorani në Serbi. Pamjet janë bërë virale dhe kanë nxitur shumë reagime, sidomos pas një videoje tjetër ku vëllai i sulmuesit, një kikboksier, shihet duke kërcënuar pronarë të lokaleve me reket, e të cilën më pas e demantuan si një shaka. Por, sipas portalit Klix, videoja në Fruska Gora duke rrahur kamarierin nuk duket shaka.

Në video shihet se si personi me emrin Miljan godet kamarierin pasi ai gjoja i është drejtuar vajzës së tij në menyrë të pahijshme. Derisa godet kamarierin me shuplaka dhe grusht në bark, ky person shoqërohet nga dy burra të tjerë. Sipas medieve në Bosnjë, vëllezërit Vidoviq janë nga Bijeljina dhe të dy ishin kikboksierë të suksesshëm. Ata janë të njohur për policinë për disa krime, përfshirë edhe rrëmbimet.

Miljan Vidoviq gjatë është filmuar në shoqërinë e banditëve të udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Serbisë, Novak Nediq, para tubimit të SNS-së në Pançevë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupat izraelite, përkatësisht këmbësoria e futur në zemër të qytetit…