Izraelitët vazhdojnë sulmet ndaj palestinezëve, sërish vriten fëmijë
06 dhjetor 2023
| 08:40
Dhjetëra palestinezë u vranë në një sulm izraelit në shtëpitë që strehonin njerëz të zhvendosur në pjesën qendror të qytetit të Gazës, Deir al-Balah, tha kreu i një spitali lokal.
“Pranuam 45 të vdekur pas bombardimeve izraelite të shtëpive të tre familjeve në Deir al-Balah”, tha për Reuters, Dr. Eyad Al-Jabri, kreu i spitalit Shuhada Al-Aqsa në Deir al-Balah.
Një gazetar i AP numëroi trupat e të paktën 34 personave, duke përfshirë gjashtë fëmijë. Nuk ishte e mundur të verifikoheshin në mënyrë të pavarur raportet, transmeton Telegrafi.