Rusia, Serbisë: Nëse na vendos sanksione kthehesh në skllave
Në një konferencë për medie, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme në Moskë ka dërguar një paralajmërim në drejtim të Serbisë.
Maria Zaharova e bëri të qartë se nëse Serbia pranon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, do të kthehej në një shtet skllav, të privuar nga ndihma e Moskës.
“Nëse Serbia do të kishte pranuar të vendoste sanksione ndaj Rusisë, tani do të ishte një shtet skllav, i privuar nga ndihma e dhënë nga Rusia, përfshirë atë në sektorin e energjisë. Në këmbim, ajo do të merrte vetëm kërkesa të reja nga Perëndimi, por pa asnjë ndihmë. Kjo është shumë e rëndësishme për t’u kuptuar. Sidomos pasi shumë të rinj në Serbi nuk kanë kujtime të dhimbshme nga bombardimet e Jugosllavisë, ata nuk i mbijetuan atyre dhe nuk mund ta kuptojnë atë situatë. Ata kanë lindur në një kohë tjetër dhe mund të mësojnë për të vetëm përmes librave dhe historisë… Ata duhet të kuptojnë se Perëndimi tani po i gënjen duke u dhënë premtime që nuk do të përmbushen, përveç kësaj, ata bëjnë vetëm kërkesa dhe i kthejnë në skllevër,” deklaroi diplomatja ruse, raporton a2cnn.
Po ashtu, gjatë konferencës për shtyp, Zaharova akuzoi perëndimin se po tenton te rrëzojë presidentin serb Aleksander Vuçiq nga pushteti me të njëjtin skenar të përdorur në Ukrainë në vitin 2014. Ajo gjithashtu kritikoi draft-statutin evropian për formimin e Asociacionit në Kosovë.