Thirrja e ShBA-së për dinarin serb të merret seriozisht
Deputeti i grupit paralamnetar të LV-së, nga radhët e partisë “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka thënë se thirrja e ShBA-së për çështjen e ndalimit të qarkullimit të dinarit serb në Kosovës duhet të merret seriozisht.
Ai ka thënë se kërkesa e tyre për shtyrje të vendimit nuk nënkupton anulim. Avdyli në “InfoNata” tha se aleanca me ShBA-në është e nevojshme për shtrirjen e sovranitetit.
“Mendoj që vendimi për ndalimin e dinarit është i drejtë. Por ne si Kosovë edhe në qeveritë e kaluara edhe tash e vlerësojmë shumë aleancën me ShBA-në dhe mendoj që kjo thirrje duhet të merret seriozisht. Mendoj që aleanca me ShBA-në është e nevojshme për vazhdimin dhe shtrirjen e sovranitetit. Normalisht që kjo shtyrje nuk po kërkohet që të kontestohet vendimi, por kanë hallin e pengesave të pakicës serbe, sepse ata kinse nuk kanë arritur të përgatiten” ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë 1, ka thënë ai.
Avdyli ka thënë se Qeveria e Kosovës do të duhej të sqaronte sa më shumë aleatët për këtë çështje dhe se të informonte më shumë pakicat serbe.
“Mendoj që qeveria e Kosovës do të duhej ta sqaronte sa më shumë me aleatët tanë këtë çështje, të punohet edhe më shumë që pakica serbe ta kthej besimin në institucionet e Kosovës. Qeveria i dëgjon dhe i ka sqaruar aleatët dhe në këtë drejtim janë marr edhe disa hapa. Ne duhet t’i marrim me shqetësim këto paralajmërime të DASh-it, dhe të sqarojmë që ky vendim është në të mirë të qytetarëve serbë dhe ndalimit të shpëlarjes së parasë”, tha ai.
Departamenti Amerikan i Shtetit ha se është thellësisht i zhgënjyer me planet aktuale të Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për kufizimin e importit të valutave të huaja, përfshirë dinarin serb.
Shqetësime se ky vendim i Qeverisë së Kosovës mund të prodhojë trazira në veri ka shprehur ambasadori i Kosovës në ShBA, Jeffi Hovenier, pas një takimi që ka pasur me kryeministrin Kurti.
Ndërsa, Kurti ka thënë se vendimi i ndalimit të dinarit është i panegociushëm.
Edhe Bashkimi Evropian ka kërkuar shtyrje të këtij procesi.