Droni kamikaz i ukrainasve hedh në erë tankun rus T-72

07 shkurt 2024 | 08:42

Ukrainasit po vazhdojnë t’u shkaktojnë humbje forcave pushtuese ruse.

Në një sulm në rajonin e Zaporzhzhias, ukrainasit goditën me dron kamikaz një tank rus të tipit T-72. Pamjet u publikuan në internet.

Pas goditjes, tanku shpërtheu dhe për pak sekonda u shkatërrua.

Komandanti i Gardës Kombëtare të Ukrainës, Oleksandr Pivnenko, njoftoi se ishte një dron kamikaz i njësisë Spartan që e goditi tankun.

Ata fillimisht e lokalizuan dhe sapo u siguruan që është tank rus, morën dritën e gjelbër për sulm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta…