Vuçiqi nderon këshilltarin e Putinit

16 shkurt 2024 | 08:10

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nderuar Vladimir Tolstoin, këshilltarin për kulturë të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, me rastin e festës kombëtare më 15 shkurt.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Beograd, Aleksandar Vuçiq tha se Serbia do t’i mbrojë “marrëdhëniet e saj me Evropën”, por se nuk do “të shkelë në marrëdhëniet e saj as me Kinën dhe Rusinë”.

Ky urdhër vjen në një kohë kur Serbia, një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, refuzon të rreshtohet me politikën e jashtme të BE-së dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Në intervistat që dha për mediat pro-qeveritare në Serbi, Tolstoi mirëpriti vendimet e Serbisë për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Ai është kryetar i bordit mbikëqyrës të Fondit “Bota Ruse”. Termi “botë ruse” përdoret për konceptin nacionalist të Putinit që synon të zgjerojë ndikimin rus përtej kufijve të atij vendi.

Tolstoi nuk mori pjesë në dhënien e urdhrave me rastin e Ditës së shtetësisë serbe.

Përfaqësues të qeverive dhe kuvendeve të Serbisë, RS dhe Malit të Zi morën pjesë gjithashtu në ceremoninë ku u dhanë çmimet.

Serbia feston Ditën e Shtetësisë në kujtim të 15 shkurtit 1804, kur filloi Kryengritja e Parë Serbe. Në të njëjtën datë, në vitin 1835, u shpall Kushtetuta e parë serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e premte), me fillim nga ora 12:00, Agjencia Shtetërore…