Sot mblidhen dy komisione parlamentare

23 shkurt 2024 | 08:34

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e dy komisioneve parlamentare.

Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, i cili nis mbledhjen në orën 10:00, do të vazhdojë dëgjimi mbikëqyrës i Komisionit të Pavarur për Media.

Ndërsa ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe përfaqësues të Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore, raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me realizimin e të hyrave për vitin 2023. Mbledhja fillon në orën 11:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një studim të kohëve të fundit, studiuesit pyetën 3000…