Vajzës së mitur nga Lipjani i publikojnë foto dhe incizime në rrjete sociale
03 mars 2024
| 08:31
Një person në Lipjan ka raportuar policinë se vajzës së tij të mitur i kanë shpërndarë foto dhe incizime në rrjete sociale.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
“Lipjan 01.03.2024-21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajzës se tij të mitur janë duke ia keqpërdorur fotot dhe incizimet e saj duke ia shpërnda në rrjete sociale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, theksohet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar.